Mbyllja e specializimeve në mjekësi. Rama kritikë opozitës

Kryeministri Edi Rama kritikon opozitën për mbylljen e specializimeve në mjekësi. Gjatë fjalës së mbajtur në hapjen e spitalit të ri në Laç, Rama tha se nuk e kuptojnë përse i mbyllën.
“Ne sot në sistemin spitalor kemi shpërndarje e prani më të plotë e të racionalizuar sesa kishim vite më parë kur trashëguam një gropë të madhe e të pashpjegueshme të mungesës së specialistëve prej mbylljes së specializimeve. Një vendim i marrë nga qeveritë e mëparshme që nuk ia gjejmë dot shpjegimin.
Sot jemi në kushtet e harmonizimit të mjekëve të vjetër dhe atyre të rinjve që duke i ofruar kushte të tilla dhe duke i vënë në dispozicion aparatura, iu ushqejmë dëshirën që të vijojnë të punojnë në shërbim të njerëzve. Ndaj dua ta nis duke ju uruar mjekëve më me përvojë që këto vite të mbetura të shërbimit ti kalojnë sa më mirë, po ashtu dhe mjekëve të rinj e t’ia dalin t’i ofrojnë këtyre komuniteteve një shërbim cilësor. Për ti bërë njerëzit të ndihen mirë”, - tha Rama.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


