“Me partnerët strategjikë na bashkojnë objektivat”/ Basha: Me Metën, Ramën e të tjerë, na ndan qëndrimi ndaj të ardhmes së Shqipërisë
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Zona O” të gazetarit Milaim Zeka në Top News u shpreh se me partnerët strategjikë i bashkojnë objektivat, e ndërsa me Ilir Metën, njësoj me Edi Ramën dhe me faktorët e tjerë politik, i ndan qëndrimi ndaj të ardhmes së Shqipërisë.
Basha: Partia Demokratike dhe unë personalisht si kryetar i saj, kemi një koordinim shumë të ngushtë me partnerët tanë strategjikë, për arsyen e thjesht se objektivat tona përputhen jo 99, por 100%. Duke filluar nga objektivat madhore, duam që Shqipëria të anëtarësohet një orë e më parë në Bashkimin Europian. Dhe ky proces kalon përmes reformave.
Tani këta politikanë të vjetër që nuk janë zgjidhje por janë problemi, e shohin këtë rrugë të reformave në konflikt interesi me interesat e tyre. Dhe ky është konflikti i parë që na pozicionon. Ne shihemi sy më sy me faktorin ndërkombëtar konstruktiv, pra Euro-Atlantik, sepse ndajmë qëllimin më madhor sa i takon Shqipërisë.
Të njëjtat qëllime madhore ndajmë sa i takon Kosovës dhe në tërrësi të faktorit shqiptar në Ballkan. Ndërsa qeveria aktuale, kryeministri aktual por dhe patericat e tij që para dy javësh amnistuan të korruptuarit, ndërkohë që Departamenti i Shtetit në raportin e tij sot thotë korrupsioni është problemi më i madh i vendit, ndërhyrrja në gjyqsor është problemi më i madh i vendit, u bënë bashkë për të amnistuar të korruptuarit.
Duke dhënë një sinjal negativ opinionit publik, por dhe SPAK-ut që ju i hetoni, ne i lirojmë. Ky është tensioni, këto janë çështjet e vërteta. Pastaj ato të tjerat janë maskime që si aktorë me përvojë politike, këta i hedhin për ta shfokusu vëmendjen e njerëzve nga ato që na ndajnë me Ilir Metën, njësoj me Edi Ramën dhe me faktorët e tjerë politik, na ndan qëndrimi ndaj Shqipërisë, ndaj të ardhmes së Shqipërisë.
Ne duam që Shqipëria të ndryshojëm, këta e duan Shqipërinë kështu, me një gjasme parlament, me një gjasme qeveri, me korrupsionin në majat më të larta, me katër pesë oligarkë që kontrollojnë ekonominë, me kontroll total mbi gjyqsorin. Ne duam që kjo të ndryshojë dhe ne besojmë se të njëjtën gjë duan edhe qytetarët të djathtë apo të majtë.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128