“Më shqetëson ku po shkon Europa”- Rama në Estoni: Në vend që të fajësojmë duke drejtuar gishtin te Trump, na duhet të rivlerësojmë veten

15 Maj 2026, 19:43 / POLITIKË ALFA PRESS

“Më shqetëson ku po shkon Europa”- Rama në Estoni:

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një paneli gjatë vizitës së tij në Estoni. Duke folur për panelin e konferencës Lennar Meri, Rama u ndal te situata e Europës në atmosferën e re gjeopolitike që po formësohet.

Ai u shpreh se europianët duhet të ndalojnë duke fajësuar dhe duke drejtuar gishtin te SHBA dhe Trump dhe të rivlerësojnë veten për një përgjigjje ndaj situatës së re.

Edi Rama: Duke folur për NATO 3.0 fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin, na çon në një tjetër pikë që meriton vëmendje, se legjitimiteti politiko minohet nga kërkimi për fuqi ushtarake. Të gjitha këto më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa, në vend të fajësojmë, të rrekemi të vlerësojmë pozicionin tonë. Duke drejtuar gishtin drejt SHBA dhe Trump, na duhet të bëjmë një vlerësim, të kuptojmë se konteksti sigurisht ka ndryshuar, cila do jetë përgjigja reale. Nuk mendoj se duhet të jetë vetëm në mbishpenzime dhe të mos trajtojmë problemet strukturore. Kur vjen fjala te e gjithë mënyra që duhet të veprojmë, nuk jemi më ashtu siç dukemi kur shihemi si një shumë aritmetike e PBB-ve tona. Do e mbyll për habinë tuaj me një pyetje. Që mendoj se Europa duhet ta bëjë vetes. Sa mund të shpenzojë një civilizim për të ruajtur veten pa dobësuar themelet.

Po ndodh...