Mediat greke jehonë rrëzimit të Ballukut: Zv.kryeministrja e përfshirë në korrupsion

20 Nëntor 2025, 19:51 / POLITIKË ALFA PRESS

 

Mediat greke jehonë rrëzimit të Ballukut: Zv.kryeministrja e

Pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra ka bërë jehonë edhe në mediat greke, të cilat e paraqesin si një tjetër goditje serioze ndaj një figure qendrore të qeverisë shqiptare, e përfshirë në një varg akuzash për ndikim të paligjshëm dhe favorizim korruptiv.

Sipas “Ekathimerini”, zv.kryeministrja u shkarkua nga Gjykata e Posaçme pas dyshimeve se ka manipuluar procesin e përzgjedhjes së kompanisë fituese për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një projekt prej rreth 190 milionë eurosh, që tashmë shihet si shembulli më i ri i mënyrës se si pushteti përdoret për interesa të ngushta.

Ja çfarë shkruan Ekathimerini: 

Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në Shqipëri vendosi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas padisë së ngritur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshimet e përfshirjes së saj në përzgjedhjen e një kompanie fituese për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një projekt qeveritar me fond rreth 190 milionë euro.

Balluku nuk ka reaguar menjëherë për vendimin e gjykatës, por gjatë seancës së së mërkurës në parlament e quajti akuzën “përçmim, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra” dhe deklaroi se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet.

Prokuroria akuzon se Balluku, në rolin e saj si ministre, ka ndikuar në mënyrë të padrejtë për të favorizuar kompaninë fituese dhe ka vepruar në bashkëpunim me pesë anëtarë të tjerë të komisionit që mori vendimin.

Ky rast vjen ndërsa Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, dhe Brukseli kërkon nga vendi veprime më të forta kundër korrupsionit.

 

Po ndodh...

ide