
Meta mbeti në burg, Klodiana Lala: Pretendon se po pengohet për zgjedhjet, nuk i pranuan rekursin!

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga vendimi i Gjykatës së Lartë për Ilir Metën, i cili mbeti sërish në burg.
"Ka qenë seancë me dyer të mbyllura, ka patur praninë e tre gjyqtarëve. Ish Presidenti pretendonte të hiqej masa e sigurisë arrest me burg, duke arsyetur se arrestimi ka qenë i paligjshëm dhe banditesk, së dyti nuk ka mundësi për prishje provash dhe intimidim të dëshmitarëve, dhe ai thotë se nuk do ti ikte drejtësisë pasi ai është paraqitur gjithmonë në SPAK. Argumenti i fundit ka të bëjë me fushatën elektorale, thotë se privohet nga aktiviteti politik. Këto ishin argumentat kryesore të Metës.
Prokuroria pretendon se për shkak të sjelljes së zotit Meta, deklaratave që ka bërë dhe nisur nga fakti që shumë dëshmi nuk janë marrë, pretendohet se ekzistojnë kushtet që të qëndrojë në burg. Gjyata nuk e ka pranuar rekursin e zotit Meta, por ende nuk janë zbardhur argumentat për të bërë arsyetimin e vendimit.
Nuk ka pasur të pranishëm palët, as prokurorët dhe as zoti Meta. Shqyrimi është bërë mbi bazën e dokumentave.
Zoti Meta për të shkuar në Strasburg duhet të shkojë në GJK", tha Lala.

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128