
FOTO/ Identifikohet autori i sulmit para gjykatës ku zhvillohej seanca për vrasjen e boksierit shqiptar! Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimani!

Identifikohet autori i sulmit të përgjakshëm me armë zjarri, që u regjistrua ditën e djeshme para një Gjykate në Gjermani, teksa brenda po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Bild raporton se autor i sulmit ku mbetën të plagosur vëllai dhe babai i vrasësit të Besar Nimanit është Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë.
Autoritetet në Gjermani kanë shpallur në kërkim Berat Nimanin, ndërsa kanë publikuar foton e tij.
Policia gjermane ka paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes pasi autori paraqet rrezikshmëri, pasi ka me vete armën e sulmit.
Sipas grupit hetimor dyshohet se sulmi ka ndodhur për gjakmarrje.
Berat Nimani qëlloi me armë zjarri mbi një grup personash përpara gjykatës të mërkurën e 27 shkurtit.
Nga të shtënat mbetën të plagosur babai dhe vëllai i vrasësit të Besar Nimanit si edhe dy persona të tjerë.
Policia është vënë në kërkim të Berat Nimanit me urdhër arreste për katër akuza për vrasje të mbetur në tentativë. Forcat speciale kontrolluan gjithashtu edhe banesën e tij.
-
-
Ivan Balliu rinovon me Rayo Vallecano-n, detajet e kontratës
27 Shkurt, 20:47

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128