Po shpallet kampion në Angli, Federiko Kieza rrezikon të mbetet pa medalje

27 Shkurt 2025, 20:49 / SPORT ALFA PRESS

Po shpallet kampion në Angli, Federiko Kieza rrezikon të mbetet pa

Liverpuli e ka vendosur njërën dorë te Premier Liga, megjithatë Federiko Kieza aktualisht rrezikon të mos marrë medaljen e destinuar për fituesit.

Arsyeja? Sipas rregullave të Premier Ligës, për të marrë medaljen, një lojtar duhet të bëjë të paktën 5 paraqitje në kampionat gjatë sezonit. Ish-sulmuesi i Juves, kur ka edhe 10 ndeshje për të luajtur, ka luajtur vetëm në tre raste: 18′ kundër Bornmëthit shtatorin e kaluar, tre minuta kundër Brentfordit dhe 4 kundër Ipsuiçit në janar.

Italiani, i cili ka pasur probleme fizike, por nuk është preferuar edhe për zgjedhje teknike, ka luajtur vetëm 10 ndeshje këtë sezon dhe është në fund të hierarkisë së trajnerit Slot, i cili mund të llogarisë kampionë të kalibrit të Salah, Luis Diaz, Gakpo, Darvin Nunjez dhe Diogo Zhota. Për më tepër, Kieza luan në pozicionin e Salahut, i cili, në atë që mund të jetë viti i tij i fundit në Liverpul, po luan një sezon fantastik dhe përflitet si kandidat edhe për “Topin e Artë”.

Nga tani deri në fund të sezonit, Kieza duhet të bëjë të paktën dy ndeshje të tjera, një mision që nuk është i pamundur duke marrë parasysh angazhimet e “Reds”-ave në Ligën e Kampioneve.

 

Po ndodh...

ide