"Mosbindjen civile e keni “part-time”, apo “full-time”? Berisha i përgjigjet gazetarëve: Protestat nuk mund të shuhen

Në konferencën me median kryetari i Partisë Demokratrike Sali Berisha u ngacmua nga gazetarët e pranishëm lidhur me seriozitetin e nismës së shpallur me shumë bujë nga PD-ja atë të mosbindjes civile.
“Këtë “mosbindjen civile” e keni “part-time”, apo “full-time”?”, ishte pyetja që e ngacmoi jo pak Berishën, i cili tha se kjo është një mosbindje civile me kohë të plotë.
"Mosbindjen civile e ka dhe do ta ketë full time. Protestat nuk mund të shuhen, do të nxiten dhe të tjera, kudo që janë...
...Së pari njëherë për Tao Tao partitë, siç është kjo e fundit që përmende ti, e kupton vetë qëndrimin e Sali Berishës.
Së dyti, për bizat antiopozitë të Edi Ramës është i njëjti qëndrim. PD-ja është e gatshme të bashkëpunojë dhe të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Edi Ramës nga pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira.
Vijmë tani te thelbi i pyetjes. Ata të cilët mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë, jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë, ata janë në një variant, talebanët e politikës, janë fondamentalist, janë vegla të Edi Ramës dhe mund t'u vesh shumë epitete.
As Sali Berisha dhe asnjë njeri tjetër, nuk mund të përcaktojë përveç shqiptarëve, atë që ata duan në drejtim. Nëse ndalesh në tre vitet e fundit të karrierës së Sali Berishës, thelbi i kësaj beteje është vetë kjo i dashur Osman: Unë isha një deputet defakto në largim.
Por një vendim i sponsorizuar nga mafia, nga Edi Rama dhe Soros, me qëllimin e vetëm për një fasadë opozitë në funksion të Edi Ramës, për t'u diktuar shqiptarëve se kush duhet të jetë në krye të opozitës. Pra një grusht shteti të mirëfilltë kundër sovraniteti të Shqipërisë. E them dhe njëherë, grushtet e shtetit nuk janë vetëm përmbysja e qeverisë.
Sigurisht qeveria është mbartëse e sovranitetit të jashtëm dhe për aq sa është në aksione edhe në të brendshëm. Por mbajtëse e vërtetë e sovranitetit të brendshëm është opozitar. Dhe ata që përpiqen të rrënojnë opozitën, ta dekapitojnë apo caktojnë asaj kryetarin, ata janë puçistë që shkelin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ligjet e vendit të tyre.
Pra ti imagjinosh ti apo ndonjë tjetër, se Sali Berisha do të lëkundet nga ky pozicion që e pranoi si mision në emër të qenies shqiptar, që i thotë mikut, mik, por që di ti thotë vetes, ‘Zot më ruaj nga miqtë, se nga armiqtë ruhem vetë’.
Pra është iluzive të mendosh se për hir të mafias shqiptare e ndërkombëtare, Sali Berisha do të cedojë. Kurrë, kurrë, kurrë", deklaroi Berisha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
