Mungesa e Ramës në seancë/ Zhupa: Tradhtari i korruptuar të vijë këtu, të përballet me akuzat

Deputetët e PD kërkojnë praninë e Ramës në seancë. Deputetja Ina Zhupa kërkoi që kryeministri të vijë në Parlament për tu përballur me pyetjet e deputetëve në lidhje me çështjen 'McGonigal'. Në seancën e sotme, Zhupa mori fjalën në foltoren e bllokuar dhe tha se Rama fshihet në zyrë duke baltosur Shqipërinë.
Ina Zhupa:
"Kemi një tradhtar që ka cënuar sigurinë kombëtare, na ka vënë në dyshim aleancën me SHBA. Na ka vënë në rrezik stabilitetin me NATO, tradhtar i korruptuar. Dha paratë që vjedh për të bërë lobim, për të goditur opozitën, për të pasuruar oligarkët që fshihet pas tyre, për të bërë biznes me Deripaska. Ku e keni Kryeministrin? Ku është kjo flamë që e ka zënë që pi kafe në zyrë dhe nuk vjen këtu? Ku është që emrin e Shqipërisë e baltos në këtë mënyrë? Tradhtarin e korruptuar ta sillni këtu, të përballet me opozitën dhe të vërtetat. Të na tregojë të vërtetën. 14 herë përmendet nga Juria e Madhe në aktakuzë. Le të vijë Edi Rama këtu se ndryshe seancë normale nuk mund të ketë".
Nikolla: Fjala nuk është për procedurë, ju pres fjalën.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
