“Në 2100 njësi mishi në vend nuk ka çertifikata të veterinarisë”, Alban Zusi: Rama po kërkon diçka që duhej bërë me kohë

17 Korrik 2025, 22:59 / POLITIKË ALFA PRESS
“Në 2100 njësi mishi në vend nuk ka çertifikata

Ish-zvministri i Bujqësisë Alban Zusi, e ka mbështetur nismën e qeverisë për shkrirjen e institucionit të AKU-së dhe riorganizimin e saj. Zusi tha se aktualisht që flasim, mishi është një nga produktet më të pasigurta në vend pasi tregtohet pa çertifikatë veterinare, ku qytetari nuk ka informacion mbi origjinën e tij.

“Reforma insittucionale që doja të bëja dikur është unifikimi në një ent të vetëm të sigurisë ushqimore.

Cikli duhet të mbyllej në një institucion të vetëm pa ndërhyrjen e pushtetit vendor.

Në thertore sot kontrollon veterineri në bashki, ndërsa në fermë ministria.

Sot asnjë informacion nuk jepet tek produkti në treg. Ju shkoni në 2100 njësi mishi në gjithë Shqipërinë, nëse gjen një informacion të detajuar se nga cila thertore ka ardhur.

Kjo shishja këtu është shumë më pak i dëmshëm nga mishi, i ka të gjitha detajet se kush e ka prodhuar, ndërsa mishi nuk ka asnjë të dhënë, nëse është i vendit apo jashtë. Shko në Maqedoni dhe shiko që është ndryshe”, tha Zusi.

Alban Zusi: Siguria ushqimore është një ndër shtyllat kryesore të cdo shoqërie. Vetë kryeministri ynë kur ka pyetur kryeministrin suedez kë nuk toleroni fare, ai tha është siguria ushqimore.

Kjo siguri ushqimore, na e kthen në dhimbje sapo të kemi një ankesë shëndetësore si pasojë e produkteve të pasigurta. Kjo nuk është konceptuar asnjëherë.

Reforma insittucionale që doja të bëja dikur është unifikimi në një ent të vetëm të sigurisë ushqimore.

Cikli duhet të mbyllej në një institucion të vetëm pa ndërhyrjen e pushtetit vendor.

Në thertore sot kontrollon veterineri në bashki, ndërsa në fermë ministria.

Sot asnjë informacion nuk jepet tek produkti në treg. Ju shkoni në 2100 njësi mishi në gjithë Shqipërinë, nëse gjen një informacion të detajuar se nga cila thertore ka ardhur.

Kjo shishja këtu është shumë më pak i dëmshëm nga mishi, i ka të gjitha detajet se kush e ka prodhuar, ndërsa mishi nuk ka asnjë të dhënë, nëse është i vendit apo jashtë. Shko në Maqedoni dhe shiko që është ndryshe.

Po ndodh...