
Nëse Berisha fiton, a do integrohet Shqipëria? Zekthi: Marrëdhëniet me BE do t’i ketë të tensionuara, varet edhe nga qëndrimi ndaj SPAK

Analisti Fitim Zekthi thotë se edhe nëse Sali Berisha fiton zgjedhjet, marrëdhëniet me zyrtarët europiane do t’i ketë të tensionuara.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zekthi u shpreh se kjo do të varet edhe nga qëndrimi që Berisha do të mbajë ndaj SPAK, pasi ka deklaruar se do e shkrijë si institucion.
“Marrëdhëniet e kryeministrit Berisha do jenë më të tensionuara, por do përshtatet menjëherë. Nuk i ka marrëdhëniet e mira me të djathtën europiane. Kjo është opozita më e izoluar ndërkombëtarisht, pas asaj të 1996. Macron, Sanchez, edhe Mitsotakis, pra, do ketë marrëdhënie të tensionuara.
Por do varet edhe nga marrëdhënia me SPAK. Do varet nga qëndrimi që do ketë vendimi i qeverisë Berisha, që SPAK të shkrihet. Besoj se do kishte problem serioz në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Berisha do orientohej drejt marrëdhënieve me presidentin Trump, nëse do të fitojë”, theksoi ai.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128