Ngjarja e Shkodrës/ Berisha: Një tjetër masakër, të lidhura me njëra-tjetrën! Banda të lidhura me shtetin

8 Shtator 2025, 13:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Ngjarja e Shkodrës/ Berisha: Një tjetër masakër, të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përsëri sot në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Shkodër, në atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Në konferencën e përditshme që mbajti me gazetarët, ai iu rikthye edhe një herë ngjarjes, duke përsëritur se “Shkodra është në duart e krimit!”

“Është tërësisht në duart e krimit! Unë kam deklaruar dhe në mënyrë të përsëritur, deklaroj se bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama. Pak kohë më parë, ndodhi një masakër tjetër që mori katër jetë. Dhe tani kjo është masakra tjetër. Para katër ditësh është vrarë një tjetër. Që të gjitha këto janë të lidhura me njëra-tjetrën. Shkodra është e tëra- për urrejtjen që ka Edi Rama ndaj saj- në orbitën e hakmarrjes, qërimit të hesapeve, sundimit nga bandat”, tha ai mes të tjerash.

Madje kreu i opozitës shkoi edhe më tej, duke i lidhur një pjesë të personazheve që u sulmuan sot edhe me fushatën e kryeministrit.

Sot, thuhet se disa nga këta ishin aktivë në fushatën elektorale të Edi Ramës. Unë nuk merrem, në kuptimin e asaj që secili ka të drejtë të ketë bindjen e tij, por përdorimi i krimit për qëllime elektorale është ajo ç’ka ne kemi thënë. Kartelet janë përdorur për qëllime elektorale dhe tani ata janë sundimtarë të vërtetë të Shkodrës. Breshëri në kafene, plagoset rëndë kamerierja, i uroj të shpëtojë…

Janë tërësisht banda të lidhura me shtetin, të cilat qytetin e kanë si trofe të tyre”, përfundoi Berisha.

Po ndodh...

ide