Ngritja e komisioneve hetimore, Çollaku: Rrëmuja e Rithemelimit ndihmon Ramën, nuk sjell asnjë rezultat për opozitën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se rrëmuja që Rithemelimi shkakton në seancat plenare, nuk i vijnë në ndihmë opozitës.
Në një intervistë televizive, Çollaku u shpreh se kjo situatë po i vjen në ndihmë kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, po i kalon ligjet në Kuvend pa debat,.
Çollaku deklaroi se mbështet kërkesën për ngritjen e komisioneve hetimore, por i duket irracionale, t’i kërkosh kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të përcaktojë se kush është drejtuesi i Partisë Demokratike dhe se kush e drejton Grupin Parlamentar të kësaj force politike.
“Ne mbështesim pa asnjë rezervë kërkesën thelbësore, ajo e ngritjes së komisioneve hetimore. Ne, deputetët e PD kemi mbështetur, firmosur kërkesat, jemi në mbështetje të asaj kërkese. Kjo është pjesa kryesore. Kërkesat e e tjera në lidhje me drejtimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në vlerësimin tonë, duket irracionale. Aftësinë, të drejtën për të drejtuar Grupin parlamentar nuk e ka as Edi Rama, as Lindita Nikolla. E ka të pamundur. PD ka një drejtues, ka një përfaqësues në parlament. Nikolla nuk mund të përcaktojë se kush e drejton PD dhe Grupin parlamentar të PD, pa shkelur ligjin.
Mbështesim kërkesën për komisionet hetimore, kërkesat e tjera janë abuzive. Kërkesa për komisionet hetimore është e ndershme. Kërkesa ndaj Nikollës është e pandershme. Jemi skeptikë, është një lëvizje pa rezultat. Përshtypja ime është që një kauzë e tij po ndihmon më shumë Edi Ramën. Kaloi ligje, buxhetin pa debatuar, rrezikon të kalojë marrëveshjen me Melionin pa debatuar. Ligjet kalojnë siç do Edi Rama. Në thelb, përfituesi i saj është Edi Rama. Nuk është një rrugë që të çon në sukses. Është e pandershme t’i kërkosh Edi Ramës dhe Lindita Nikollës të përcaktojë se kush është kryetari i PD”, theksoi ai.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

