Nis përçarja pas Primareve, shpërthen Adriana Kalaja: Fitorja u "takon" tradhtarëve!

2 Mars 2025, 12:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Nis përçarja pas Primareve, shpërthen Adriana Kalaja: Fitorja u

Pas përfundimit të primareve, rezultati nuk ka qenë ai që pritej për Adriana Kalanë, Gjykatësen e PD së Berishës, e cila gjatë kësaj kohe ka bërë gjithçka për t'i pëlqyer Berishës dhe militantëve të tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalaja shkruan se "fitorja u takon tradhëtarëve", duke pasur parasysh rezultatin e anëtarësisë për Tiranën.

"Sot shprehja se fitorja u takon guximtarëve dhe luftëtarëve, ndryshon në: Fitorja u 'takon' tradhëtarëve."

Nuk dihet ende me saktësi numri i votave që ka marrë Kalaja në primaret e Tiranës, mirëpo, me sa duket, rezultati për të dhe mbështetës të tjerë të kësaj periudhe të Berishës, ka qenë dëshpërues.

Kur u referohet tradhëtarëve, Kalaja e ka fjalën për disa ish-deputete të Bashës që iu bashkëngjitën me vonesë Berishës, por duhet ta dijë se Doktorit "tradhëtarët" në këto raste i pëlqejnë më shumë se sa besnikët, sipas parimit se 'besnik dihet se kush i qëndron njeriut'.

Gjithsesi, Kalaja ashtu si pak më vonë e fshiu postimin nga faqja e saj, të mos nxitohet, sepse në fund listën e deputetëve nuk do ta bëjnë "tradhëtarët", por vetë Doktori./Alfapress.al

Nis përçarja pas Primareve, shpërthen Adriana Kalaja: Fitorja u

 

Po ndodh...

ide