Flamur Noka 1 orë në SPAK, flet për mediat, ja kush ishte arsyeja..

2 Qershor 2023, 11:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Flamur Noka 1 orë në SPAK, flet për mediat, ja kush ishte

Del nga SPAK pas një orë qëndrimi, Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka. Në prononcimin për mediat ai tha se ishte për të dëshmuar për përdorimin e parave publike për blerje votash në disa bashki.

Isha për të dëshmuar për përdorimin e parave publike për blerje votash. Konkretisht bashkia Vau i Dejës u denoncua nje mega aferë në lidhje me një shifër të frikshme, njëherë 400 milionë dhe një herë 186 milionë për landfill, që ishte likujduar njëherë dhe është ripaguar prapë në kuadër të fushatës elektorale. Denoncuam kryetarët e bashkive Krujë dhe Vorë që kanë përdorur fondet e tërmetit, që është bërë legjendë tani. Si dhe kanë abuzuar me ndihmën ekonomike, duke bërë pagesa edhe për persona në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ne do të denoncojmë përditë blerjen dhe manipulimin e votave. Janë shumë kallëzime, do më shikoni shpesh në këto dyer për të denoncuar”, tha deputeti demokrat.

Noka u thirr në Prokurorisë së Posaçme edhe me datën 23 maj, po ashtu për kallëzimet për zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha për mediat pas dëshmisë në SPAK se ishte thirrur për dy çështje, atë të kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi dhe për aplikacionin Aktivisti.

Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje. Në lidhje me znj. Majlinda Bufi si kërcënuese, shantazhuese e qytetarëve për t’iu devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështjes të Aktivistit që po ashtu shantazhonte, kërcënonte dhe survejonte administratën. Këto të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo dokument që do të disponojmë do ta paraqesim. Hetim penal ka për çështjen e Aktivistit dhe znj. Bufi. Vota me dhunë dhe me presion duhet të marrë fund, vota duhet të jetë e lirë”, deklaroi Noka më 23 maj.