Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës

5 Shkurt 2025, 23:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme

Gazetari Flogert Muça duke folur në 'Repolitix' mbi deklaratat e Berishës se për heqjen e non-gratës ndaj tij prej SHBA-së do lobohet në një moment të dytë, tha se përtej oqeanit nuk ka lajme të mira.

Sipas tij, edhe Belind Këlliçi ndoshta e ka gënjyer Berishën, pasi u kthye nga Amerika në një kohë kur Trump ka halle të tjera si Groenlanda, Kanadaj apo Gaza.

'Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira. Beloja ndoshta i ka gënjyer. Këlliçi nuk flet më për këtë çështje. Situata ka ngelur pezull. Trump ka hallin e Groenlandës, Gazës, taksave, këta pretendonin se do kishin hallin tonë. Doktori ka të drejtë, demokratët  nuk e kanë pyetur shumë për non gratën, mbi 450 mijë e votuan. Edhe unë mendoj se problemi nuk është non grata. Problemi i doktorit është me shqiptarët dhe me SPAK.'