
Felix debuton me gol, Milani mposht Romën dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Milani ka arritur të marrë një fitore me goxha vlerë në “San Siro”. Kuqezinjtë kanë mposhtur 3-1 Romën në shtëpi për të avancuar më tej në Kupën e Italisë.
Në takimin e mbrëmjes sa i takon fazës çerekfinale të Coppa Italia, milanistët arritën të çakordonin mbrojtjen e krueqytetasve duke realizuar 3 gola. Heroi i takimit ishte Tammy Abraham i cili shënoi dopietë personale në ndeshjen ku më në fund u shpërblye me shumë minuta.
Anglezi shënoi në minutat e 16-të dhe 42-të për t’i dhënë avantazhin ekipit ndaj romanëve, në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, miqtë sikur ndezën pak “motorët” me golin e të përhershmit Dovbyk. Ukrainasi është i vetmi sulmues që mundi të jap pak shpresë për kaulifikim, po në fund klubi nga Milano triumfoi 3-1.
Milani mbërrin gjysmëfinalen dhe tashmë mund t’i shkojë deri në fund trofeut. Lajmi i gëzueshëm tjetër veçse kalimit të turit, është debutimi i portugezit me gol. Felix shënoi të tretin në minutën e 72-tëq duek dëshmuar se do të jetë pikë kyçe që në fillim.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128