Nova Media “ultimatum” Berishës dhe Metës: Hiqeni ose ikni e mos bëni viktimën!

Media e njohur mbarëshqiptare “Nova Media” me qendër në Çikago SHBA, një zë i fortë opozitare pa kompromis e cila prej shumë vitesh është pozicionuar në mënyrë idealiste pro të djathtës dhe opozitës, nëpërmjet një shënimi në faqen e vetë në Facebook, ka kërkuar nga dy liderët (Ilir Meta dhe Sali Berisha) e forcave që pretendojnë të rrëzojnë regjimin kleptokratik të Edi Ramës, që të mos vazhdojnë të bëjnë më “rolin e viktimave”, por të ndajnë mendjen për të qëruar nga pushteti Edi Ramën.
Përndryshe të largohen vetë, pasi që të dy në të kaluarën kanë qenë protagonistë të fuqizimit të tij deri në këtë pikë, sa sot kontrollon çdo pushtet dhe mban peng Shqipërinë.
“Ne nuk jemi këtu ti thurim lavde as Berishës dhe as Metës. Ne jemi këtu për të vetmen arsye, ti kërkojmë llogari lidershipit të opozitës. Boll na bëtë rolin e viktimave, të dy jeni fajtorë, i pari Berisha për ndryshimet Kushtetuese me E'Drogën dhe të dytit Metës që na bëre aleancë në 2013 dhe e solle në pushtet. Të dy jeni fajtore dhe fajet tuaja po i paguajnë shqiptarët. Nuk keni rrugë tjetër, ose qëroheni JU këtë që sollët ose qërohuni JU. Kush bën gabimin paguan…”, shkruhet në njoftimin e fortë të kësaj medie të njohur opozitare, për gjithë shqiptarët në botë.
Kujtojmë se “Nova TV” dhe media online “Nova Albania” të cila drejtohen nga Arian Asimi dhe moderatori i njohur Ilir Borova, kanë qenë në mënyrë permanente dhe të fortë kundër mënyrës se si Partia Demokratike ka qenë drejtuar nga Lulzim Basha.
Gjithashtu kjo medie mund të quhet aktualisht më e egra kundër Rilindjes dhe Edi Ramës, (edhe shumë më shumë, se mediet pranë Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë), ndaj askush nuk mund ti akuzojë si të shitur.
Thelbi i revoltës dhe shqetësimit të tyre, duket se është pafuqia dhe “lojërat” e kësaj opozite të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sipas tyre, demokratë dhe opozitarë të vërtetë janë ata që i kërkojnë llogari lidershipit të kësaj opozite, për atë që kanë marrë përsipër:Rrëzimin e kryeministrit më të korruptuar në historinë e Shqipërisë, Edi Ramën. / Alfapress.al

Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128