
“Nuk dua të jem në listë të hapur”/ Damian Gjiknuri përplasje të fortë me Edi Ramën?

Gazetarja Erla Mëhilli, mbrëmjen e sotme gjatë emisionit të saj në Euronews Albania deklaroi se sipas informacioneve të saj, ditën e djeshme ka patur një përplasje të fortë mes Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës.
Sipas saj, Damian Gjiknuri i ka bërë me dije Edi Ramës se nuk dëshiron të kandidojë në listë të hapur, por i ka kërkuar që ta fusë në listën e mbyllur. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga Edi Rama.
Ky i fundit deklaroi sot se të gjithë deputetët me më shumë se një mandat, do të jenë në listë të hapur, pasi sipas tij, vetëm gratë dhe drejtuesit politik të Qarqeve do të jenë në listë të mbyllur.
Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshmë, për ato të 11 Majit, Edi Rama nuk i ka caktuar asnjë Qark si drejtues politik Gjiknurit, teksa ky i fundit më herët ka qenë në Vlorë dhe në Elbasan.
Nisur nga kjo situatë, Damian Gjiknuri, sipas vetë rregullit të caktuar nga Rama, duhet të garojë në listë të hapur, por ndërkohë mbetet ende enigmë dhe Qarku se ku do të kandidojë.
Ditën e djeshme, pas përfundimit të takimeve të Ramës me drejtuesit politik, në media u shpërnda një listë me kandidatët e mundshëm të PS-së në zgjedhjet e 11 Majit. Ajo që u vu re ishte se emri i Damian Gjiknurit nuk figuronte në asnjë Qark si kandidat për deputet, duke shtuar kështu zërat për një përplasje mes tij dhe Ramës.
Po ashtu, në listën paraprake mungonte dhe emri i Nasip Naços, i cili po ashtu përflitet se nuk do të kandidojë më për deputet.
Kujtojmë se sot Edi Rama iu kërkoi deputetëve se secili prej tyre, i cili nuk pranon që të garojë në listë të hapur, të njoftojnë drejtuesit politik dhe t’u hiqet emri nga lista, pasi sipas tij, nuk mund të tërhiqen kur ta shohin emrin në listën e hapur të kandidatëve.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128