
Po divorcohet se e tradhtoi gruaja me instruktorin? Portieri i Barcelonës zbulon arsyet: Ky është fakt!

Mark Andre Ter Shtegen, portieri i Barcelonës dhe Gjermanisë, ka vendosur të ndahet nga gruaja e tij Daniela. Por arsyeja pse çifti po ndahet, ka bërë që të lindë një tymnajë thashethemesh që ka sjellë reagim edhe nga portieri.
Në emisionin “Que no surti d’aquí” në “Catalunya Ràdio”, u raportua se Daniela e kishte tradhtuar portierin gjerman me instruktorin e saj të fitnesit. Gazetarja që raportonte, bëri të qartë se ata janë ndarë prej dy muajsh dhe se Ter Shtegen jetonte në hotel.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, portieri reagoi me një postim që i drejtohej këtyre aludimeve, duke i hedhur poshtë ato.
“Jam i tronditur dhe i zhgënjyer nga menaxhimi i dobët dhe mungesa e lidershipit dhe kontrollit te “Catalunya Ràdio & Grupo 3Cat” që ka shpërndarë lajme të rreme dhe ka cenuar të drejtat personale.
Gazetarët Juliana Canet, Roger Carandell dhe Marta Montaner janë gënjeshtarë që janë shpërndarë lajme false dhe kanë fyer publikisht gruan time Daniela, duke dëmtuar në mënyrë serioze reputacionin e saj.
Nuk kishte asnjë tradhti nga ana e Danielës. Nuk ka palë të treta të përfshira. Ky është fakt. Siç e kemi komunikuar, Daniela dhe unë kemi vendosur të ndajmë rrugët tona dhe në rrethana miqësore, me komunikimin e bazuar te mirëbesimi.
Është totalisht e papranueshme që një media publike, e menaxhuar nga qeveria, të shpërndajë akuza kaq të rreme ndaj Danielës dhe ta sulmojë atë personalisht. Ky dëm është i pariparueshëm”, shkruante Ter Shtegen.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128