
Gol spektakolar me goditje dënimi dhe asist, Uerdi Mara i jep fitoren skuadrës së tij

Uerdi Mara e ka nisur më së miri këtë edicion në kampionatin gjeorgjian të futbollit, në radhët e skuadrës së Dinamo Batumit.
Futbollisti i cili është në edicionin e tij të dytë në radhët e klubit gjeorgjian, ka lënë shenjë duke u treguar vendimtar në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Gagra-s e para në këtë edicion.
Në minutën e 8 të ndeshjes, pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Mara, Tsulukidze tundi rrjetën duke i dhënë avantazhin Dinamo Batumit.
Miqtë barazuan shpejt shifrat me një penallti dhe hapën sfidën. Por një goditje dënimi e minutës së 20 pa Marën të bëhej protagonist absolut i ndeshjes.
Harkimi i tij perfekt u ndal në rrjetë dhe i dha skuadrës së Dinamo Batumi avantazhin 2-1, që më pas ekipi e ruajti deri në përfundimin e sfidës, për të marrë fitoren e parë të edicionit të ri pas barazimit të javës së parë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128