Kvaratskhelia beson te kualifikimi i PSG-së: Nuk ka rëndësi se luajmë në Liverpool
10 Mars 2025, 21:08 / SPORT

Sulmuesi anësori i Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, nuk është i trembur nga përballja me Liverpoolin në “Anfield Road”, pavarësisht avantazhit 1-0 të “Reds” në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.
Kvaratskhelia beson se të luash në stadiumin ikonik është mjaft motivim.
“Kur luan në ‘Anfield’ kundër Liverpoolit, nuk ke nevojë të motivosh veten aq shumë”, deklaroi fillimisht ai. Gjeorgjiani ka besim se PSG mund të përmbysë disavantazhin e një goli dhe të sigurojë një vend në çerekfinale.
“Nuk ka rëndësi nëse luajmë në ‘Anfield’ apo në Paris. Qëllimi ynë është të fitojmë nesër. Ne do të japim gjithçka për këtë”, nënvizoi ai.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
Viktor Orbani diktator?
Nga Indrit Vokshi
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



