
Synon që nesër të dal nga burgu/ Si do mbrohet Veliaj duke sjellë në Tiranë, edhe ish-avokatin e Trump!

Erion Veliaj ka shpalosur një pjesë të strategjisë me anë të së cilës do të kërkojë të dalë nga burgu, kur të martën do të gjendet përballë gjykatësit Engert Pëllumbi, në një përpjekje për të hedhur poshtë masën e arrestit. I prangosur gati një muaj më parë, në 10 shkurt, kryebashkiaku i Tiranës ka treguar nga qelia e tij në Durrës një pjesë të argumentave që do të përdorë për mbrojtje. Ai pretendon se është ende në detyrë dhe se duke u mbajtur në izolim, kjo gjë sjell dëme për banorët e Tiranës. “Lënia e kryeqytetit pa drejtim nga i votuari i njerëzve me një të rënë të lapsit është, në mos grusht shteti, grusht ndaj qytetit, punëve të tij dhe votuesve të Tiranës” ka shkruar Veliaj.
Ai ka paralajmëruar se do të radhisë si argument faktin se nuk është denocuar nga një person real por me “letrat anonime” të të ashtuquajtirit Nesti Angoni, se e kanë trajtuar si “të dënuar pa gjyq” dhe se është penalizuar për faktin se nuk ka treguar “pendesë” gjatë hetimit, ndonëse nuk ka ende një akuzë të ngritur kundër tij.
Të gjithë kleçkat që Veliaj ka gjetur në qëndrimet thëniet dhe dokumentat e prokurorëve dhe gjykatësve synojnë një një pikë” se mbajtja e tij në qeli është një masë shproporcionale. Për të përforcuar këtë përshtypje kryebashkiaku në detyre ka pajtuar edhe një studio avokatie amerikane “Kasowitz Benson Torres LLP”, që i ka shërbyer më parë edhe presidentit Trump. Përfaqësuesi i saj, Joshua Roberts, u shfaq sot në media përpara derës së burgut në Durrës për të thënë: “Në Shtetet e Bashkuara, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit amerikan, akuzat penale ngrihen vetëm kur ekziston një shkak i arsyeshëm që një vepër penale është kryer. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë”,- deklaroi Roberts.
Ai shtoi se “mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta dhe pa një rrezik të justifikuar është në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë”.
Por, e vërteta e padrejtësve për të cilat Erioni flet nuk është fiks ashtu siç e përshkruan ai. Në burg nuk ndodhet si i dënuar pa gjyq, por si një njeri që ka tentuar të prishë provat dhe të manipulojë dëshmitarët. Ndaj tij është zhvilluar një hetim paraprak dhe masa e sigurisë është vlerësuar nga gjykata. Kur flet për persekutim të familjes, ai harron se bashkëshortja e tij pastronte paratë e kompanive që kishin marë favore prej tij me një zinxhir OJF që prodhonin fatura fiktive.
Veliaj pretendon gjithashtu se ai i është nënshtruar një “hetimi të biografisë personale apo vetting-u të paligjshëm, si ky imi për 20 vjet, që ndodhte vetëm në kohën e Sali Enverit, por jo sot në shek XXI”. Por ai harron se nga ky hetim pasuror kanë rezultuar vlera maramendëse që ai deri më tani nuk po i justifikon dot.
Këto janë pak a shumë argumentat që do të përplasen në sallën e gjyqit të Engert Pëllumbit, gjykatësit që u bë i njohur për dënimin e Saimir Tahirit. Përballë tij do të jenë të martën edhe grupi i njerëzve që po hetohen në çështjen e tij.
Masat kundër tyre i kanë ankimuar edhe biznesmenët Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula që kërkojnë heqjen e masës “detyrim paraqitje”, ndërsa biznedmeni Elman Abdule, i cili është i arrestuar, kërkon një masë më të butë se paraburgimi. Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie./lapsi.al

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128