Berisha jep urdhër të mos pëlqehen postimet e Evi Kokalarit, aktivisti: Ç'dallim ka mes PS-së dhe PD-së?

12 Prill 2023, 20:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha jep urdhër të mos pëlqehen postimet e Evi Kokalarit,

 

Në një postim në rrjetin social Facebook aktivisti Genc Sejko ka publikuar disa biseda ku një aktiviste e Partisë Demokratike të Rithemelimit tregon se kanë marrë urdhër nga baza që të mos pëlqehen apo të shpërndahen postimet e Evi Kokalarit.

Sejko shkruan në postimin e tij se Kokalari u rreshtua krahas Foltores dhe mbështeti Berishën pa kursim në ditën e tij më të vështira.

Aktivisti pyet gjithashtu se ç’ndryshim kanë pasuesit e PD dhe PS kur marrin urdhëra të mos mendojnë por të sulmojnë çdokënd që mendon ndryshe nga lideri i tyre?

Sejko e mbyll postimin duke shkruajtur se nuk e di nëse Evi Kokalari ndihet e përdorur duke shtuar:

''Uroj ta ketë kuptuar që politika siç përdor dhe flak.'

Postimi i plotë:

Kaq vullnetarë të zellshëm janë mbështetësit e Berishës sa zbatojnë dhe urdhërat qesharake të degëve të PD për të mos pëlqyer postimet e Kokalarit. Të njëjtit person që u rreshtua krahas foltores dhe mbështeti Berishën pa kursim në ditë të vështira. Ç’dallim kanë këta nga qeveritarët e sotëm që detyrojnë administratën të pëlqejnë e të shpërndajnë çdo postimi të ministrave? Ç’ndryshim kanë pasuesit e PD dhe PS kur marrin urdhëra të mos mendojnë por të sulmojnë çdokënd që mendon ndryshe nga lideri i tyre?
Nuk di a ndihet e përdorur Evi Kokalari. Por uroj ta ketë kuptuar që politika siç të përdor dhe të flak.

 

 



All reactions:
345345

Po ndodh...