
Nuk përmbahet Dash Sula: Pse o me Flamur Nokën do vijmë në pushtet ne?

Deputeti demokrat, Dash Sula është treguar shumë kritik me opozitën duke thënë se nuk po e kryen misionin e saj siç duhet, por po bën opozitë kuturu.
Sula tha se opozita duhet të jetë bashkë, madje ishte kritik dhe e tha pa hezitim që nuk pret që opozitën ta çojë drejt fitores Flamur Noka, i cili sot është në postin e sekretarit të Përgjithshëm.
“Opozita s’po bën opozitë, bëjmë opozitë kuturu, fakti që Berisha që ka më shumë mbështetës opozitar, dhe unë, Meta, Bylykbashi, Tabaku etj nuk kemi kuptuar që duhet të jemi bërë bashkë, këtu ka rënë, shërbimi që po i bëhet Edi Ramës është që jemi të përçarë. Nuk pretendoj apo pranoj që opozitën do e çojë fituese Flamur Noka, se nuk është Sali Berisha i dytë. Janë shumë të vakëta takimet, protestat, organizimi i debatit në Parlament”, tha Sula në A2.
Pikërisht, në kuadër të këtij qëndrimi, ai shtoi se nuk është dakord që protesta të shtrihet vetëm të Bashkia e Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128