"Opozita e vulës"/ Rama del hapur në mbrojtje të Berishës

Një përplasje ka ndodhur në Kuvend ditën e sotme mes ministres së Financave, Delina Ibrahimaj dhe deputetëve të PD, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku. Mazhoranca ka sulmuar PD zyrtare dhe ka përdorur fjalorin e Berishës kundër tyre. Duket mazhiranca e Ramës po del hapur në sulm kundër PD-së zyrtare duke e sulmuar me të njëjtat teza dhe gjuhë si PD e Rithemelimit dhe vetë Berisha. "Trekëndëshi" i famshëm i Bashës, duket se po shfaqet siç është në realitet për sa i përket lidhjeve me oligarkët dhe korrupsionin 32 vjeçarë.
Bardhi e akuzoi ministren se në shtëpinë e kujt jeton, duke aluduar se është shtëpia e një oligarku. Ndërkohë Ibrahimaj akuzoi deputeten e PD Jorida Tabakun si ‘opozita e vulës’. Pas kësaj akuze Tabaku iu kthye ashpër duke u shprehur se ka një nivel të mjerueshëm.
DEBATI
Bardhi: E kujt është shtëpia që jeton ti? Ku ishe më parë
Tabaku: Unë nuk ulem dot në nivelin e mjerueshëm të ministren, kënaq vetëm. Të të vijë turp që ke ardhur nga rruga dhe më thua ‘opozita e vulës’. Dëgjo këtu. dëgjo se mëson. Sot e ka pranuar zoti Bardhi…
Bardhi: Shërbëtore e oligarkëve
Tabaku: Dëgjo këtu. E kuptoj që të flasësh me shifra këtu është herezi.
-
-
Tabaku: Problemet reale që ka sot ekonomia as nuk preken, as nuk fliten
22 Dhjetor, 11:31 -
Bashkimi i dy Kuvendeve të PD-së, shtyhet sërish seanca
22 Dhjetor, 11:01
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



