OSBE: Krimet zgjedhore duhen trajtuar shpejt dhe me vendosmëri

Në Shqipëri, parandalimi i krimeve zgjedhore dhe përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi përmirësimin e procesit zgjedhor po kthehet në një temë kryesore debati, ndërsa kanë nisur përgatitjet mbi zgjedhjet e përgjithshme të radhës.
OSBE zhvilloi sot një takim me KQZ-në, SPAK-un, policinë dhe shoqërinë civile, ku bëri thirrje për zbatimin e ligjit në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për hetimin e krimeve zgjedhore.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian u bëri sot thirrje institucioneve shtetërore dhe gjyqësore që të hetojnë çdo provë që lidhet me blerjen e votave dhe presionet mbi votuesit.
Drejtuesi i përfaqësisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, tha sot në një takim të përbashkët me KQZ-në, policinë, prokurorinë dhe veprimtarë vendorë që vëzhgojnë proceset zgjedhore se zbatimi më i fortë i ligjit nevojitet ndaj kujtdo që është përfshirë në të shkuarën në dhunimin e zgjedhjeve përmes blerjes së votave.
“Tani është koha e duhur për të vlerësuar rekomandimet OSBE/ODIHR-it dhe për të trajtuar çështjet e shtruara mbi përmirësimin e sjelljeve të institucioneve shtetërore për sa i takon blerjes së votave si dhe dhunimeve të tjera zgjedhore”, tha ambasadori Tarran.
Ai theksoi se rekomandimet e ODIHR-it janë zbatimi më i mirë i masave ligjore sa u takon dhunimeve zgjedhore dhe hetimit të krimeve zgjedhore sa më shpejt dhe me vendosmëri.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

