Paralajmërimi i Dash Sulës: Tani do kemi grevë urie, është koha për radikalizim!
“E kam thënë në parlament që tmerri juaj do të jetë Arben Ahmetaj dhe inceneratori janë varri i hapur që do t’i përpijë të gjithë”. Kështu u shpreh deputeti demokrat Dashnor Sula në studion për A2 CNN, sipas të cilit vjedhja, korrupsioni dhe arroganca e kësaj qeverisjeje është shumë i madh. Sipas Sulës parlamenti është shtojcë e republikës kryeministrore.
“Këto kanë humbur arsyen. Arroganca e tyre nuk ka kufij më. Është prish çdo lloj balance politike me krimin ekonomike me krimin e institucionet. këtu ka vetëm një qeveri, ne dhe parlamenti mos ju rrejë mendja që jemi republikë parlamentare. Jemi shtojcë e republikës kryeministrore nuk jemi republikë parlamentare. Nuk është vetëm sot edhe në kohën tonë kështu ka qenë, por është tjetër gjë të jesh hajdut xhepash që vjedh 1 mijë lekë dhe hajdut bankash. Vjedhja e korrupsioni i tyre është kaq i madh. Nuk kishim dëgjuar kurrë që taksat e bashkisë i marrin vetë. Edhe taksat tuaja e tonat i marrin ata. E kuptoni ku kanë arritur këta? Berisha ka 12 vjet që ka ikur prapë ai e ka fajin? Ai Zagani nuk lënë gjë pa i bërë e futën në burg e internuan. Po ai Ahmetaj që po merr azil politik i joni ka qenë? E kam thënë në parlament që tmerri juaj do të jetë Arben Ahmetaj dhe inceneratori janë varri i hapur që do t’i përpijë të gjithë”.
Duke folur për çështjen Xhaçka, për të cilën socialistët do të kërkojnë mendimin e Komisionit të Venecias, Sula sjell në vëmendje në A2 debatin për imunitetin e Berishës dhe ngre pyetjen pse nuk iu drejtuan Venecias edhe për këtë çështje.
“Debati për imunitetin e Berishës edhe unë që jam këtu duhet të kalonte përmes komisionit të imunitetit dhe mandateve. A u pengua? Nuk tha parlamenti, këta që u dhimbset kushtetuta, të thoshin që këtu ka paqartësi dhe t’i drejtohemi Venecias. Kur është për opozitën nuk pyet për kushtetutën e shkel, kurse për interesat e tyre thonë jo se nuk e di; duhet të votoj apo jo”, tha Sula në A2.
Pas injorimit të kushtetueses nga parlamenti, Sula thotë se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ose e gjithë trupa duhet të jepte dorëheqjen.
“Nuk mund të shkelë Gjykatën Kushtetuese, procedura. Në momentin që gjykata gjen që nuk ka shkelje procedure, hyn në themel. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të jepte dorëheqjen. Nuk ka shtet ligjor dhe të së drejtës. Nëse nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese mori fund kjo punë”.
Sula thekson se është momenti për të radikalizuar aksionin opozitar duke paralajmëruar grevë urie.
“Është shkallmuar mjeti i vetëm i parlamentit me ligjin për komisionet hetimore dhe e kam thënë që ne nuk duhet të kemi marrëveshje me mazhorancën, ne nuk duhet të hyjmë në parlament, por në ngujim e grevë urie. Ia vlen të vdesësh si burrat për demokracinë. Ajo që thashë atëherë duhet të bëhet tani. Është momenti për radikalizim, grevë urie e sakrificë sublime. Ka burra parlamenti. Unë jam i pari që hyj në grevë”.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128