Paratë ruse/ New York Times, zbërthen skemën: Si Rama me McGonigal sajuan akuzat kundër Lulzim Bashës!

3 Shkurt 2023, 12:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Paratë ruse/ New York Times, zbërthen skemën: Si Rama me

Një artikull i publikuar sot nga një nga gazetat më të mëdha në SHBA, New York Times, tregon sesi ish- shefi i kundërzbulimit në Nju York, McGonigal me aksesin që kishte në sekretet e ndjeshme amerikane shkeli detyrën për përfitime personale, ndërsa NYT e quan "korrupsion". 

Në paragrafet ku gazeta ndalet tek lidhja mes Ramës dhe McGonigal, NYT thekson se kryeministri shqiptar dhe McGonigal zhvilluan një marrëdhënie, ku zyrtari i FBI, ndërmori hapa në dobi të Ramës, duke tentuar të futnin në kurth kreun e opozitës Lulzim Basha.

Paratë ruse/ New York Times, zbërthen skemën: Si Rama me

Pjesë nga artikulli

"Në nëntor, pasi McGonigal u takua përsëri me kryeministrin Rama dhe Duckën në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që kishte qenë me të në Austri për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje nga Presidenti Donald J. Trump. Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhëna të tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nicolas D. Muzin.

Vetëm disa ditë përpara se McGonigal të kontaktonte me prokurorin, më 14 nëntor, Muzin paraqiti një kallëzim në Departamentin e Drejtësisë duke zbuluar lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë politike të qendrës së djathtë që sfidonte zotin Rama. Partia drejtohej nga Lulzim Basha, i cili ishte vendosur si mbështetës i zotit Trump. McGonigal hapi një hetim federal për një lobist për Lulzim Bashën, një kundërshtar politik i Ramës në Shqipëri, thanë prokurorët.

Në fillim të vitit 2018,  Neza vazhdoi t'i transmetonte zotit McGonigal informacione – disa prej të cilave erdhën drejtpërdrejt nga zyra e Ramës – për Muzin te McGonigal, sipas aktakuzës së Uashingtonit. McGonigal më pas do t'ua përcillte informacionin të tjerëve në FBI, zyrat e Nju Jork.

Në fund të shkurtit, F.B.I. hapi zyrtarisht një hetim për lobistin "me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij", sipas aktakuzës. Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione gjatë hetimit dhe Ducka pagoi dëshmitarët në Evropë për të udhëtuar në një takim me F.B.I., thuhet në aktakuzë.

Gjatë gjithë kohës, McGonigal dështoi të zbulonte kontaktet e tij me Ducka apo marrëdhëniet e tij financiare me Neza, thanë prokurorët. Nuk ishte e qartë nëse Departamenti i Drejtësisë ndërmori hapa shtesë për të hetuar Muzin, dhe kundër tij nuk është ngritur asnjë akuzë. Muzin tha në një deklaratë se ai nuk kishte “asnjë arsye të besonte se unë isha viktimë e këtij hetimi të rremë. Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”. 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128