Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për President

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për president të Kosovës.
Në një njoftim për media, kjo VV tha se deri te ky vendim erdhi pasi nuk u gjet një kandidat konsensual për këtë post.
“Në këto rrethana, Lëvizja Vetëvendosje, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, Glauk Konjufca”, u tha në njoftimin e LVV-së.
Kjo parti ftoi edhe një herë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat, ndërsa u ofroi ndihmë për mbledhjen e nënshkrimeve.
“Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar”, tha LVV-ja, teksa u shpreh e bindur se “kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të gjejmë pajtueshmëri për të ecur përpara”.
Reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje;
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128