Park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: 831 hektarë tokë nuk është pronë e Bashkisë Vlorë!
Gazetari Klodian Tomorri dy ditë më parë publikoi lajmin me titull "Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim".
Ky projekt sipas gazetarit është burimi i tensioneve mes Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, e cila u pasua nga një valë shkarkimesh në bashkinë e qytetit bregdetar.
Pas kësaj ka reaguar këshilli Bashkiak i Vlorës i cili e cilëson lajmin dezinformues.
Këshilli Bashkiak tregon se 831.7 ha nuk janë pronë e Bashkisë Vlorë dhe nuk mund të marrim vendime për të.
Reagimi i Këshillit Bashkiak Vlorë:
Të nderuar banorë të Vlorës, por jo vetëm,
Në përgjigje të interesimit të disa mediave dhe në vazhdën e dizinformimit nga disa të tjera, sqarojmë se:
Është e vërtetë që prej 16 muajsh Bashkia Vlorë ka marrë disa kërkesa për një truall me sipërfaqe 831.7 ha, ku subjektet kërkuese synojnë të ndërtojnë një park fotovoltaik. Kërkesat janë depozituar përkatësisht në këto data:
1. 29.04.2024
2. 20.05.2024
3. 23.05.2024
Së fundmi, kërkesa është miratuar për t’iu përcjellë Këshillit Bashkiak.
Megjithatë, nga dokumentacioni i marrë nga Kadastra më datë 18.07.2025, me qëllim plotësimin e dokumenteve për mbledhjen e Këshillit, rezulton se trualli në zonën e Kaninës ka vetëm një vërtetim hipotekor si truall në emër të Bashkisë, por Bashkia Vlorë nuk figuron si zotëruese e titullit të pronësisë së këtij trualli.
Në këto kushte, Këshilli Bashkiak nuk mund të marrë një vendim në lidhje me këtë kërkesë.
Të gjitha komentet dhe insinuatat e tjera janë keqkuptime ose dizinformime me prapavijë keqdashëse.
Duke ju uruar një fillim jave sa më të paqtë, ju njoftojmë se nesër do të vijojmë me mbledhjen dhe shqyrtimin e projekt-vendimeve të tjera të rendit të ditës.
Me respekt,
Kryetare
Elpiniqi Mërkuri
Kujtojmë se në nëntor të vitit të shkuar, kryebashkiakut socialist të Vlorës, Ermal Dredha, i mbërriti në protokollin e institucionit që drejton një e ashtuquajtur “shprehje interesi” për të ndërtuar një central të madh diellor në Kaninë.
Siç shkruan Kapitali.al, i vënë përpara presionit të madh që vinte nga Tirana, Ermal Dredha filloi procedurat, fillimisht duke caktuar një seancë dëgjimore me banorët e Kaninës, ku u përpoq që të justifikohej para tyre.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
