Pas Korçës, Devollit dhe Kolonjës, dorëheqje edhe në Bashkinë Maliq! Largohen 4 administratorë

Pas bashkisë Korçë, Devoll dhe Kolonjë, katër administratorë të njësive administrative në Bashkinë Maliq, kanë dhënë dorëheqjen.
Burime bëjnë me dije se për nënkryetarët ende nuk ka filluar asnjë procedurë e ngjashme dhe mbetet në pikpyetje.
Po ashtu, edhe për drejtorët e kësaj bashkie nuk ka asnjë lëvizje për largimin e tyre nga pozicioni i punës.
Një ditë më parë, gjashtë kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Korçës kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.
Këto dorëheqje janë dorëzuar pranë kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Burime bëjnë me dije se ata do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve të tyre.
Ndërkohë, dy nënkryetarët e Bashkisë Korçë nuk kanë paraqitur dorëheqje, por gjithashtu nuk u është kërkuar një veprim i tillë prej tij.
Situata e njëjtë është shënuar edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku tre kryetarë njësish administrative kanë dhënë dorëheqjen.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


