Pas Prishtinës, Begaj në Shkup. Takime me krerët e shtetit atje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, (Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) ku mikpritëse është Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.
Gjithashtu Presidenti Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe. Kreu i Shtetit do të takohet me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe me ish-Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit. Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
