Pasi sabotuan Komisionin e Reformës, PS dhe Rithemelimin nisin vallen e justifikimeve për të penguar listat e hapura dhe votën e diasporës

Nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi është ndalur të flasë për mediat pas takimit me grupin e dialogut të dështuar PS-Rithemelim.
Ai ndër të tjera tha se ky takim kishte për qëllim riaktivizimin e këtij grupit, ndërsa shtoi se objektivi kryesor i Rithemelimit sa i përket Reformës Zgjedhore është rikthimi të marrëveshja e 5 qershorit.
Sa i takon votës së diasporës, Bykykbashi tha se PS nuk është promotore ashtu sic pretendon, por motorri prishës i kësaj të drejte.
Këto justifikime vijnë fill pasi sabotuan Komisionin e Reformës, dhe tashmë PS dhe Rithemelimin nisin vallen e justifikimeve për të penguar listat e hapura dhe votën e diasporës.
Bylykbashi: Së pari mbledhje e sotme me kërkesë të opozitës kishte për qëllim të riaktivizonte grupit e dialogut. Deri më tani nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca.
E kemi thënë që në fillim objektiv kryesor për në është rikthim e marrëveshja e 5 qershorit.
Ka funksionuar për shumë vite shumë mirë dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos rikthehet. Duhet që zgjedhësit të kenë mundësinë që të kenë listën e hapur të partive.
Ne do të luftojmë dhe kjo do të jetë një cështje që do të ndajë në mënyrë të rëndësishme qëndrimet e palëve në këtë çështje.
Janë edhe cështje të tjera, sic janë rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Në synojmë që nëpërmjet tyre të disiplinojmë shkelje të rëdnë të procesit dhe nëpërmjet tyre ta mbajmë shtetin jashtë zgjedhjeve.
Nuk është e vërtetë që PS është promotore e votës së Dipasporës.
PD e ka pasur cështje dhe në vitin 2020 me inicitivë të PD është futur në kodin zgjedhor.
PS nuk është promotori, por është motorri i prishur i kësaj të drejte.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

