PD e ndarë/ Bardhi raporton sot ne grupin parlamentar, çfarë do të diskutohet tjetër

Përpjekjet për një bashkim mes demokratëve për të dalë në zgjedhjet vendore me një kandidat, dështuan ditën e djeshme.
Grupi Parlamentar i PD-së, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj njoftoi ditën e djeshme se do kërkojë t’i hapet rruga për të dalë me kandidatët e vet.
Nga ana tjetër, deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar që të mblidhet me deputetët në degën numër 7 të Partisë Demokratike në Tiranë ditën e sotme. Në rendin e ditës, sipas njoftimit të shpërndarë nga i mandatuari i Enkelejd Alibeajt, janë diskutimet në lidhje me vendimet që do të merren prej tyre për bashkimin ose jo me PD-në zyrtare, të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha.
“Nesër, datë 2 Nëntor, ora 18:00; në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit), do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, me rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e mëposhtëm të Grupit Parlamentar të PD.”
Ditën e djeshme, në një deklaratë zyrtare, Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Alibeaj bëri me dije se do të dilnin me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

