PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën
26 Qershor 2025, 10:57 / POLITIKË
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën ankimore të koalicionit “PD-ASHM” për zgjedhjet në Qarkun Vlorë.
Koalicioni opozitar iu drejtua Kolegjit duke ankimuar vendimin e mëparshëm të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, që i mohoi kërkesën për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit në këtë qark.
Gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor PD ka ngritur shqetësimet për pasaktësi dhe shkelje sidomos tek vota e diasporës, si dhe ka pretenduar për manipulim të zgjedhjeve politike.
Megjithatë Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzoi kërkesat ankimore të PD si të pabazuara në prova. Ndërkohë dy ditë më parë, Kolegji ka rrëzuar kërkesat ankimore të PD-së edhe për qarqet Berat, Dibër dhe Shkodër.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
