
Pensionistja demaskon mashtrimin e Albana Vokshit: Nuk jam me atë dhe padronin e saj, ta heqë menjëherë atë montazh

Zonja Bahtjare Deliu, e cila para disa ditësh mirëpriti në shtëpinë e saj drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik për të biseduar rreth problemeve që përballen sot pensionistët, ka përgënjeshtruar videomontazhin e realizuar nga Albana Vokshi, e cila kishte përdorur pamje nga takimi për të fabrikuar mashtrimin e radhës.
Deliu thekson se, si një zonjë tiranase e vjetër me origjinë nga Shkodra, është mikpritëse për këdo që i hyn në shtëpi, veçanërisht për zotin Basha, për të cilin ka respekt të veçantë. Ajo i bën thirrje Albana Vokshit të heqë menjëherë videomontazhin që shtrembëron realitetin, pasi nuk do të jetë kurrë në krah të “padronit” të saj.
“Më erdhi shumë keq që është bërë ajo video me montazh. Ne jemi një familje tiranase e vjetër, unë origjinën e kam shkodrane, dhe jemi gjithmonë të mirëpritur ndaj njerëzve – jo vetëm për kryetarin, të cilin e kam pikë të dobët. Albana Vokshi ta heqë menjëherë atë videomontazh, sepse nuk ka gjë më të keqe sesa ta falsifikosh një takim dhe ta paraqesësh të kundërtën. Nuk jam dhe nuk do të jem kurrë me padronin e saj. Kam dëshirën e madhe që kryetari të fitojë, bashkë me stafin e tij që janë njerëz të mrekullueshëm.”

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128