Përfaqësuesi i BB në Shqipëri ia thotë në sy Ramës: Largimi i të rinjve problem shqetësues

4 Prill 2023, 10:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Përfaqësuesi i BB në Shqipëri ia thotë në sy

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.

Gjatë fjalës së tej Salinas tha se është shqetësues largimi masiv i të rinjve dhe se do të angazhohet për të punuar në këtë drejtim për të krijuar mundësi më të mira punësimi për qytetarët shqiptarë.

Jemi zotuar për më shumë vende punë sidomos për rininë. Ne e vendosim theksin tek më e mira dhe kjo është sfida jonë. Gjithashtu me rëndësi është edhe kapitali njerëzor. Jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria, por bashkë mendojmë se mund të krijojmë përmirësime të mbrojtjes sociale, shëndetësinë apo edhe për rindërtimin e spitaleve. Shtylla e tretë e strategjisë sonë përqendrohet tek rezistenca, siç e dimë jemi përballur me shumë kriza dhe ne duan të punojmë për të rritur rezistencën për t’u përballur me krizat e ardhshme”, tha ai, duke shtuar:” Çështja e emigracionit është komplekse, po pagat janë një pjesë e rëndësishme. Po kështu kur flasim me njerëzit sidomos të rinjtë, nuk është vetëm çështja e pagave, por çështja për të pasur jo vetëm një punë të mirë , por edhe një punë për të krijuar perspektive. Sa për emigracionin duhet të mundësojmë sektorin privat për të qenë më aktiv në vend. Ka më shumë potencial për të sjellë në vend investime e mundësi." 

 

 

 

Po ndodh...