Përfundon seanca gjyqësore për Gërdecin, Mediu: Të faktojnë se çfarë shkeljesh kam bërë. Të pyetet Shefi i Shtabit!

9 Prill 2024, 10:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Përfundon seanca gjyqësore për Gërdecin, Mediu: Të

Kryetari i Partisë republikane, Fatmir Mediu ka folur për gazetarët pas daljes së tij nga SPAK ku ishte i thirrur për për çështjen e Gërdecit.

Mediu u shpreh se duhet parë analiza e fakteve, po tentohet të kalohet si proces i radhës

“Ashtu siç u kërkua thirrja e dëshmitarëve, prokuroria ka sjellë një volum shkresash pa përcaktuar asgjë. Por pa përcaktuar dhe përgjegjësitë e ministrit. U tha se ishte salduar një karrocë. I kërkuam prokurorisë që të na thotë se ku është përgjegjësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës. Nëse nuk hyhet në thelb të së vërtetës, mendoj se është një proces që të kalohet te procesi i radhës. Sikur duan që të mbarojë seanca shpejt. Se çfarë ka ndodhur në Gërdec, njerëzit e dinë, se çfarë ka bërë ministri, atë duhet të faktojnë. Unë duhet të analizoj ekspertizën e amerikanëve. Ata kanë lënë 5 shkaqe në fuqi. Nuk u bë herën e parë, ndaj mendoj se duhen marrë në konsideratë të gjitha gjërat. Nuk merret ministri me çështjet e kalibrave. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm duhet të japë versionin e tij. Nuk është e vështirë që të gjendet adresa e tij në SHBA.”, tha ai.

 

Po ndodh...