Përplasja në Kuvend, Kokalari-Alibeajt: Sa më pak të flasësh, aq më shumë nder i bën Shqiptarëve

Në seancën e sotme plenare, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj u përplasën në foltoren e Kuvendit. Teksa Alibeaj kishte radhën për të folur në Foltoren e Kuvendit, Berisha e “përzuri” me forcë sepse donte të merrte fjalën dhe t’i kthente përgjigje kryeministrit Rama, pasi ky i fundit e quajti “të vdekur politikisht.”
Së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dal në krah t ëish-kryeministrit Sali Berisha. Kokalari shkruan se çështja më shqetësuese për shqiptarët nuk është raporti i DASH për “non gratan”, por gjendja ekonomike në Shqipëri që po largon brezat e rinj
Reagimi i plotë:
Për Alibeajn çështja është “raporti amerikan i DASH-it”, (çfarë do që kjo nënkupton)… “disenjimi i non-gratës” thotë.
Jo mor jo, kjo nuk është çështja për Shqiptarët, kuptohet vetëm nëse je njëri pa bosht si ty dhe Gaz Bardhi.
Çështja është gjëndja ekonomike në Shqipëri që po detyron gjithë brezat e rinj të emigrojnë. Çështja është pastrimi i Parlamentit nga individ si ty dhe nga korrupsioni që ka zaptuar çdo industri dhe institucion.
Çështja është dinjiteti kombëtar, luftën për të cilën po e bëjnë ata që po i rezistojnë presioneve të huaja dhe të pakuptimta, para të cilës ti kthehesh në vemje.
Ja, kjo është çështja.
Sa më pak të flasësh, aq më shumë nder i bën Shqiptarëve, sepse shumica e tyre kanë IQ më të lartë se tëndin dhe shohin qartazi përtej gënjeshtrave të tua.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



