Përplasje në Konsipol, Rama ultimatum kryebashkiakut Dule: Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i shkarkon drejtorët
Vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit vijon pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për reformimin urgjent të stafeve lokale.
Në Bashkinë e Sarandës, drejtorët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë kryebashkiakut Oltion Çaçi, duke ndjekur direktivat e qeverisë.
Ndërkohë, situata paraqitet më e tensionuar në Bashkinë e Konsipolit, ku kryebashkiaku Ergest Dule ka refuzuar të shkarkojë drejtorët e tij. Sipas burimeve, Dule ka mbrojtur stafin, duke deklaruar se bëhet fjalë për të rinj të aftë dhe profesionistë.
Ky qëndrim ka sjellë përplasjen me kryeministrin, i cili raportohet se i është drejtuar Dules me fjalët: “Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i shkarkon ata.”
Në Bashkinë e Konsipolit, deri më tani, kanë dhënë dorëheqjen vetëm dy nënkryetarë dhe disa administratorë, ndërsa drejtuesit e drejtorive vijojnë të jenë në detyrë, mes një klime të tensionuar dhe pritshmërish të larta për ndryshim.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
