Përsëritja e zgjedhjeve/ KQZ vendos 23 korrikun për Rrogozhinën, Kukësi ende pa datë

KQZ ka propozuar që përsëritja e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës, do të mbahen më 23 korrik, ndërsa të hënën pritet që të vendoset zyrtarisht pas mbledhjes.
“Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten në datën 23 Korrik 2023. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, brenda tre ditëve nga shpallja e tij”, njofton KQZ.
Ndërkohë kujtojmë se ende nuk ka një datë për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit.
Më herët Kolegji Zgjedhor vendosi se në Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet, duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut.
Kjo pasi diferenca e votave mes dy kandidatëve, ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


