Plas grushti në PD-në e Shkodrës mes dy kandidatëve për kryetar, i pranishëm dhe Luçiano Boçi

Një incident mësohet të ketë ndodhur sot në degën e PD, Shkodër ku mësohet se dy kandidatët për kryetar janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Konfirmimi i vetëm dy kandidatëve për kryetar të PD Shkodër në garën që do të jetë më 15 mars ka bërë që në selinë e PD të këtij qyteti të plasë grushti mes antarëve demokrat.
Drejtuesi politik Luçiano Boçi ishte prezent në këtë mbledhje duke bërë të ditur konfirmimin e dy emrave si kandidat për kryetar të PD Genti Ibroja dhe Ardit Qylybyli.
Në fakt lista e propozuar ka qenë më e gjatë por në fund selia qëndrore ka vendosur përballë këto dy emra.
Konfirmimi zyrtar solli debate që përfunduan me grushte brenda PD.
Anëtari i kryesisë, Ervin Gjini teksa po fliste se cilat janë arsyet që emri i tij dhe emri i zëvendës kryetarit të PD Arben Lushaj apo të tjerë emra që kanë qenë të propozuar nga baza nuk janë sjellë si kandidat për kryetar të PD.
Po ashtu Gjini gjatë fjalimit të tij tha se këto kritere nuk janë bërë të ditura më përpara dhe se është e qartë përse janë përjashtuar nga kjo mundësi për të garuar për kryetar të PD.
Sipas burimeve brenda selisë blu në Shkodër ka ndërhyrë Arban Lutfija teksa Ervin Gjini po fliste duke e kundërshtuar këtë të fundit.
Kjo solli debate mes njëri-tjetrin dhe më pas përfundoi në përplasje fizike teksa sipas burimeve Lutfija është personi që është goditur.
E gjithë kjo skenë ka ndodhur në sytë e drejtuesit politik Luçiano Boçi i cili është munduar të ndërhyjë bashkë me anëtar të tjerë të PD Shkodër për të shuar këtë përplasje fizike.
PD Shkodër qartazi është e ndarë në dy grupime ku njëra palë mbështet kandidstin Qylybyli, ish zëvendës kryetar i bashkisë Shkodër në kohën jur kjo bashki drejtorhej nga Bardh Spahija, sot deputet i PD dhe pjesa tjetër janë mbështetës të kandidatit Gent Ibro, ish drejtor i IMT në bashkinë Shkodër.
Gara e 15 marsit për kreun e PD Shkodër pritet të jetë e fortë pas këtyre përplasjeve fizike dhe debateve të forta.
Drejtuesi politik Boçi po mundohet që të kontaktojë me të gjitha palët për të qetësuar situatën pas tensioneve të krijuara për t’i hapur rrugë zhvillimit pa probleme të procesit zgjedhor pas 6 ditësh./Marrë nga Shkodra Live
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128