“Populli është shumicë absolute përballë një pakice”- Protesta e opozitës, Ilir Meta reagon nga qelia: Përballje pa kthim, regjimi i ka ditët e numëruara

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia në lidhje me protestën e opozitës së sotme (24 janar), ku pati edhe tensione mes protestuesve dhe efektivë të policisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Ilir Meta thekson se protestuesit treguan se populli është shumicë përballë një “pakice narko-mafioze” dhe bëri thirrje për përgjegjësi ndaj forcave të rendit.
“Mirënjohje nga zemra mijëra qytetarëve të lirë, të ndershëm dhe patriotë, që tronditën sot nga themelet Narkoshtetin e Ramaduros duke rikthyer shpresën për Lirinë e shpejtë të Shqipërisë!
Shqiptarët dhanë sot një mesazh të qartë force, demokracie dhe vendosmërie për të mbrojtur me çdo çmim lirinë, dinjitetin dhe Atdheun tonë.
Protesta madhështore tregoi në shesh se populli është shumicë absolute përballë një pakice narko-mafioze, që i vjedh dhe ju ka grabitur të ardhmen e tyre”, shkruan Meta.
Meta paralajmëroi se “kjo Narkopolici shumë shpejt do të japë llogari deri më një dhe një për një për terrorin kriminal ndaj protestuesve.”
“U bëj thirrje narko-policëve, shërbëtorë të përulur të kriminelëve, që të ndalin urgjentisht rrëmbimet mafioze dhe dhunën ndaj protestuesve paqësorë, dhunë që nuk ka kursyer edhe gazetarët e mediave shqiptare. Kjo Narkopolici shumë shpejt do të japë llogari deri më një dhe një për një për terrorin kriminal ndaj protestuesve. Përballje pa kthim!Ky regjim i kalbur ka mbaruar dhe i ka ditët e numëruara! FITORE!”, shkruan Ilir Meta.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128