Presidenti i Emirateve Arabe mbyll vizitën në Shqipëri, përcillet nga Rama në aeroport
17 Korrik 2025, 14:02 / POLITIKË

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ka mbyllur vizitën e tij në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një foto teksa e përcjell presidentin dhe shkruan: “Mirëardhsh mik i shtrenjtë”.
Rama e nderoi Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan me titullin “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.
Nderimi iu rezervua kreut të Emirateve në vizitën e tij të dytë në Shqipëri, që kryeministri Rama e përshkroi si kthim për të parë nëse shkon gjithçka mirë në shtëpinë e të afërmve të vet.
Në fjalimin e nderimit të tij me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike, Rama kujtoi edhe ndihmën e Sheikh Muhammed Bin Zayed për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 2019.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
