Projekti i Portit të Durrësit/ Partia e Lirisë: Rama do t’i bëjë qytetarët edhe për budallenj

16 Nëntor 2022, 10:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Projekti i Portit të Durrësit/ Partia e Lirisë: Rama do t’i

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit, teksa tha ndër të tjera se me këtë investim qyteti do të transformohet ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, vjen edhe reagimi i Partisë së Lirisë.

“Rama u kërkon durrsakëve që ta falenderojnë që po jua vjedh Portin dhe do që t’i bëjë edhe për budallenj”, shprehet  në Twitter sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.

“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!”, deklaroi më herët Rama.

 

Po ndodh...

ide