Raketat ruse vrasin dy persona në Poloni/ Rama: Shqipëria e shqetësuar seriozisht për sulmin

15 Nëntor 2022, 22:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Raketat ruse vrasin dy persona në Poloni/ Rama: Shqipëria e

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin e Rusisë në Poloni mbrëmjen e sotme, ku dy raketa përfunduan në Poloni duke I marrë jetën dy personave.

Rama, përmes një statusi në Twitter, shpreh shqetësimin e Shqipërisë në lidhje me sulmin dhe I ofton Polonisë mbështetje të plotë. Dy raketa ruse të nisura drejt Ukrainës, kanë përfunduar në territorin e Polonisë duke vrarë dy persona.

Ende nuk ka një konfirmim nga zyrtarët e shtetit anëtar të NATO-s, por kryeministri polak Mateusz Moraëiecki mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të “situatës urgjente”, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe presidenti Andrzej Duda. Edhe pentagoni ka reaguar në mënyrë të menjëhershme në lidhje me rastin.

Po ndodh...