Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku entuziast: Ia arritëm qëllimit...

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku foli për mikrofonin e Danjela Malokut në Report Tv nga një prej pikave të protestës së sotme të PD-së në Tiranë, aty tek rruga e Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë. Çollaku mendon se PD ia arriti qëllimit sot me protestën në disa pika të kryeqytetit.
'Mendoj se po. Kjo protestë nuk ishte për të treguar masivitet apo aksion. Por për të treguar mesazh e kontestimit, mendoj se është arritur. Çfarë është për tu përshendetur se edhe pse kanë disa orë këtu njerëzit janë të qëndrueshëm dhe nuk ka provokim prej tyre. Incidentet e fillimit ishin prej forcave të rendit. Mendoj se ky është një efekt, e qëndrueshme e qetë pa provokuar e vendosur për të refuzuar çdo lloj provokimi.'
Çollaku shton më tej se kërkesa për një qeveri teknike do duhet të arrihet që në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.
'Në një ritëm të qëndrueshëm dhe të qartë mendoj se e kombinuar me mbështetjen e opinionit publik dhe qytetarm kërkesa për një qeveri teknike, jo për të gëzuar pushtet por si mjet për të garantuar që është sëmundja kryesore, zgjedhjet e pranuara, mendoj se është kërkesë e arsyeshme. Çmimi për të pasur zgjedhje dhe krijim i qeverisë teknike nuk do jetë çmim i llahtarshëm. Stabilteti vjen kur ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të gjitha zgjedhjet kanë qenë të kontestuara. Kriza qëndron tek zgjedhjet e kontestuara.
Të paktën të ketë një garanci si qeveria teknike. Shembulli i Maqedonisë së Veriut është shembull. Qëllimi që përmes qeverisë teknike të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në 2017 nuk ishte qeveri teknike, pasi ishte i njëjti kryeministër. Duhen personazhe të besueshme. Kaq është thelbi i kërkesës. Pretendimin e kemi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.'
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

