“PS njoftoi se do përdorë si mburojë Lubi Ballukun për vjedhjet që ka bërë Edi Rama”, Berisha apel intelektualëve: Konformizmi me këtë regjim, gabim i pafalshëm

Kryetari i PD, Sali Berisha, ishte i pranishëm në foltoren e radhës, organizuar këtë të hënë, ku u bëri thirrje intelektualëve të vendit, që të mos bëhen konformistë me regjimin.
Berisha tha se sot, deputetët e partisë së krimit me në krye kreun e organizatës kriminale, Edi Rama, njoftuan atë, të cilën e priste dhe e dinte çdo shqiptar se ata do përdorin si mburojë Lubi Ballukun për vjedhjet që ka bërë Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të organizatës kriminale.
“Ky është akti më i rëndë, më sfidant, më poshtërues, më fyes për çdo qytetar shqiptar.
Në këtë kuadër unë kam një thirrje të veçantë, në radhë të parë për çdo intelektual shqiptar, të dalë nga guaska e konformizmit të tij. Të mos harrojë kurrë se ai investim i madh që kanë bërë shqiptarët për shkollimin e tij, që kanë bërë prindërit e tij për shkollimin e tij, ka qenë para së gjithash dhe mbi të gjithë që ai të jetë, pavarësisht nga profesioni, të jetë një avokat i pamposhtur i interesave të kombit të tij, i interesave të shoqërisë së tij, i interesave të publikut.
U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës.
Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm.
Asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh”, tha Berisha.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për guximin, vendosmërinë, përgjegjësinë e lartë qytetare që dëshmoni ju burra dhe gra që mblidheni këtu për t’u provuar shqiptarëve se ky shesh është sheshi i lirisë, se ky shesh është sheshi i qytetarëve, se ky shesh do shënojë fundin e këtij regjimi armiqësor ndaj çdo shqiptari dhe shqiptareje që jeton me djersën, mundin dhe kërkon të rrisë në këtë vend fëmijët e tij, të ardhmen e tyre.
Të dashur miq, zhvillimet e këtyre muajve nxorën në pah para të gjithë shqiptarëve dhe botës shëmtinë më të madhe të këtij regjimi, të cilën secili prej jush dhe shumë e shumë të tjerë e kanë denoncuar me dhjetëra, qindra dhe mijëra herë.
Sot, deputetët e partisë së krimit me në krye kreun e organizatës kriminale, Edi Rama, njoftuan atë, të cilën e priste dhe e dinte çdo shqiptar se ata do përdorin si mburojë Lubi Ballukun për vjedhjet që ka bërë Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të organizatës kriminale.
Ky është akti më i rëndë, më sfidant, më poshtërues, më fyes për çdo qytetar shqiptar.
Në këtë kuadër unë kam një thirrje të veçantë, në radhë të parë për çdo intelektual shqiptar, të dalë nga guaska e konformizmit të tij. Të mos harrojë kurrë se ai investim i madh që kanë bërë shqiptarët për shkollimin e tij, që kanë bërë prindërit e tij për shkollimin e tij, ka qenë para së gjithash dhe mbi të gjithë që ai të jetë, pavarësisht nga profesioni, të jetë një avokat i pamposhtur i interesave të kombit të tij, i interesave të shoqërisë së tij, i interesave të publikut.
U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës.
Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm.
Asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh.
Por para së gjithash dhe mbi të gjithë, ju banorët e shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, i keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij.
Ju nuk mund të konfirmoheni sepse asnjëri prej jush nuk thotë dot se nuk e kuptoj dot se çfarë po ndodh.
Secili prej jush e ka të qartë se kreu i regjimit po përdor mazhorancën e krimit, po përdor mandatet e krimit si parzmore për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet që u ka bërë qytetarëve.
Asnjëri prej jush nuk mund të pajtohet sepse ju më mirë se të gjithë të tjerët, e keni të qartë se me këto akte, kreu i organizatës kriminale, Edi Rama po mbyll dyert e Europës për shqiptarët, po shkatërron ëndrrën më të bukur që nga Rilindja kombëtare gjer sot të kombit tonë, ëndrrën europianë.
Asnjë prej jush nuk mund të pretendojë se nuk e kupton se kur shkelet Kushtetuta, kur drejtësia asgjësohet, nuk ka më shtet, por ka një bandë, ka një parashtet.
Nuk ka më ecje përpara, por ka kthim në të shkuarën.
Ndaj dhe kudo që jeni, në orët e mësimit, tek shtrati i të sëmurit, në zyra, në ndërmarrje, në fabrika dhe në çdo vend, ju duhet të bëheni dalëzotësit e vendit tuaj.
Dhe mos harroni se heshtja juaj është mbështetje e fuqishme, është mbështetja më e fuqishme për kreun e organizatës kriminale që të vazhdojë rrënimin e shkollave tona, rrënimin e arsimit tonë, shkollimit të fëmijëve tanë.
Që të vazhdojë spastrimin etnik tuajin, të intelektualëve.
Që të vazhdojë rrënimin e spitaleve tona, shkatërrimin e sistemit të shëndetësisë.
Mos harroni se qëndrimi në pushtet ndihmohet më shumë se çdo gjë tjetër nga heshtja juaj.
Ndaj dhe dilni në shesh.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128