Qendrat Shëndetësore verore, ministrja Albana Koçiu: 200 pozicione pune për personel mjekësor

Me një shtrirje nga Thethi në Ksamil, qendrat shëndetësore verore do të ofrojnë shërbime me standarde e profesionalizëm për pushuesit nga jugu në veri.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u bëri thirrje sot profesionistëve të shëndetësisë të bashkohen me ekipet mjekësore dhe kontribuojnë për shëndetin e pushuesve gjatë sezonit turistik veror 2024.
Koçiu theksoi se janë 200 pozicione pune për personel mjekësor dhe staf mbështetës të hapura.
Afati për të aplikuar për t’u bërë pjesë e qendrave verore është data 10 maj.
Ministrja solli në vëmendje se shërbimi i profesionistëve të mjekësisë është i domosdoshëm për shëndetin e pushueseve vendas e të huaj.
“Thirrje për të gjithë profesionistet e shëndetësisë! Bashkohuni me ekipet tona mjekësore dhe kontribuoni për shëndetin e pushuesve gjatë sezonit turistik veror 2024.
Mundësitë ju presin në të gjitha qendrat shëndetësore verore në zonat malore e përgjatë gjithë bregdetit”, u shpreh ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale.
Autoritetet në vend parashikojnë që numri i turistëve të huaj që do të vizitojnë vendin tonë përgjatë këtij viti të arrijë në 14 milionë, ndërsa fluksi më i lartë do të jetë përgjatë sezonit veror.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
